MIRËSEVINI!

Shoqata Kulturore Shqiptare “Migjeni

Shoqata Kulturore e Shqiptarëve në Slloveni “Migjeni” dhe  revistat “Alternativa” e “Republika”, ishin e pathëna e shqiptarëve e grumbulluar në shekuj. Ishte pragu i parë i kushtrimit të Kosovës për ta ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare, në mënyrë të guximshme dhe të pa censuruar.

Revista “ALTERNATIVA” e shoqatës  “MIGJENI” apo siç e njohin shqiptarët, si Alternativa e Salih Kabashit, filloi te botohet që me themelimin e shoqatës. Prandaj kur përmendet  shoqata “Migjeni”, Lubjanë e cila u bë qendra politike dhe kulturore e shqiptarëve në atë kohë, kujton edhe revistën “Alternativa” dhe anasjelltas.

Ju ftojmë në koncertin e shoqatës “Migjeni”

Grupi muzikor i shoqatës “Migjeni" do të paraqitet në koncertin vjetor së bashku me muzicientë dhe grupe tjera muzikore.

Koncerti mbahet në sallën e madhe të qendrës Španski borci, hyrja 5 €.

Manifestimi për rastin e 30-vjetorit të shoqatës kulturore shqiptare “Migjeni”